Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Samsung zbulon një sensor 200-megapiksel, vjen në smartfonët e 2023

Pretendimet e Samsung nuk janë krejtësisht të vërteta sepse kompania Kineze Omnivision prezantoi sensorin 200-megapiksel me madhësi pikselësh 0.56 mikron në Shkurt të vitit të kaluar.

Samsung zbulon një sensor 200-megapiksel, vjen në smartfonët e 2023

Samsung prezantoi sensorin më të fundit 200-megapiksel me pikselët më të vegjël prodhuar ndonjëherë nga kompania duke ndihmuar prodhuesit e smartfonëve të mbajnë telefonët e tyre të segmentit të lartë të hollë.

Në të njëjtën kohë sensorin HP3 ka teknologji si autofokus për çdo piksel, kombinim pikselësh për performancë në dritë të pakët dhe multi-ISO për një gamë të gjerë dinamike.

Sensori ka madhësinë e 1/1.4-inç që mund të konsiderohet i madh për standardin e një smartfoni por tmerrësisht ti vogël për një sensor 200-megapiksel.

Samsung thotë se pikselët kanë madhësi prej 0.56 mikronë, më e vogla në industri, dhe janë 20% më të vegjël sesa sensori i vitit të kaluar ISOCELL HP1 prej 0.64 mikronë.

Pretendimet e Samsung nuk janë krejtësisht të vërteta sepse kompania Kineze Omnivision prezantoi sensorin 200-megapiksel me madhësi pikselësh 0.56 mikron në Shkurt të vitit të kaluar.

Secili piksel ka fuqi autofokusimi. Gjithashtu mund të kombinohen katër prej tyre për të krijuar një piksel 1.12 mikronë dhe prodhuar një sensor 50-megapiksel.

Madje të kombinojë edhe 16 pikselë për të formuar një prej 2.24 mikronë dhe prodhuar sensor 12-megapiksel.

Përveç fotove të rezolucionit të lartë, sensori realizon video 8K me 30fps dhe 4K me 120fps. Prodhimi në masë fillon këtë vit ndërsa përdorim i tij në një smartfon do të vijë në 2023.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: