Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Sensori i ri i Samsung do ta bëjë kamerën 108-megapiksel të Galaxy S20 të duket e vogël

Në lidhje me sensorin 250-megapiksel ISOCELL, raportimet që vinë nga zinxhiri i prodhimit në Kinë flasin për një madhësi 1/1-inç. Krahasuar me Galaxy S20, sensori i këtij të fundit prej 108-megapiksel, ka një madhësi prej 1/1.33-inç.

Samsung ka përfunduar punën me sensorët 150-megapiksel për kamerat e smartfonëve dhe tani ka filluar të zhvillojë ato 250-megapiksel.

Smartfoni i parë me sensor 150-megapiksel pritet të bartë emrin e Xiaomi drejt fundit të vitit ndërsa sensori 250-megapiksel në fund të 2021.

Ambiciet e Samsung në industrinë e sensorëve për kamerat e smartfonëve nuk përfundojnë këtu sepse gjiganti Korean ka planifikuar të ndërtojë një 600-megapiksel. Një sensor i tillë do të tejkalonte edhe syrin e njeriut por ende është shumë larg.

Në lidhje me sensorin 250-megapiksel ISOCELL, raportimet që vinë nga zinxhiri i prodhimit në Kinë flasin për një madhësi 1/1-inç diagonalisht. Krahasuar me Galaxy S20, sensori i këtij të fundit prej 108-megapiksel, ka një madhësi prej 1/1.33-inç me madhësi pikselësh prej 2.4μm.

Kujtojmë se sensori i Samsung është më i madhi vendosur ndonjëherë në një smartfon. Me rritjen e madhësisë së sensorëve, aq më shumë detaje mund të kapin kamerat e smartfonëve.

Një flagship Xiaomi do të ketë sensorin 150-megapiksel drejt fundit të 2020 ndërsa në telefonët Samsung mund të vijë në fillim të 2021 me Galaxy S21. Sa i përket sensorit 250-megapiksel ai mund të debutojë në Galaxy Note 21.

Vivo dhe Oppo, dy prodhues të tjerë Kinezë smartfonësh janë të interesuar për teknologjinë e re të Samsung.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: