Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

SHBA lehtësojnë disa sanksione ndaj Huawei

Lajmi është një zhvillim shumë i rëndësishëm për Huawei i cili ka qenë nën presion që prej sanksioneve Amerikane vitin e kaluar.

Biznesi i smartfonëve të Huawei do të gjejë pak frymëmarrje. Sipas Financial Times, Shtetet e Bashkuara do të lejojnë kompanitë e çipeve për të furnizuar Huawei.

I vetmi problem është se komponentët nuk mund të përdoren për biznesin 5G të kompanisë Kineze.

Departamenti Amerikan i Tregtisë lajmëroi kompanisë se mund të furnizonin Huawei me teknologji që nuk shkon për 5G.

Lajmi është një zhvillim shumë i rëndësishëm për Huawei i cili ka qenë nën presion që prej sanksioneve Amerikane vitin e kaluar.

Pas lejimi të Samsung Display për të furnizuar Huawei me panele OLED dhe së fundi furnizimin me çipe nga kompanitë Amerikane, siduket sanksionet po lehtësohen gradualisht.

Megjithatë ende nuk ka pasur një deklaratë zyrtare nga autoritetet Amerikane. Duke lejuar Huawei të blejë çipe, historia e procesorëve Kirin mund të jetë shumë larg përfundimit.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: