Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Shfletuesi Chrome tashmë mund të editojë dokumentet PDF

Për të qenë të qartë, shtojcat nuk funksionojnë veçmas Acrobat Web, që Adobe e përditësoi për të sjellë barazi në funksionalitet me klientin desktop.

Shfletuesi Chrome tashmë mund të editojë dokumentet PDF

Dokumentet PDF nuk janë më ngërçi i dikurshëm por nganjëherë mund të jenë irritues sidomos nëse keni nevojë për të bërë një ndryshim të vogël.

Jo të gjithë duan një softuer desktop të dedikuar sa për të firmosur një dokument rasti PDF. Një lëvizje e cila është e vonuar, Adobe lançoi shtojcat Acrobat Chrome dhe Edge ku përdoruesit tashmë mund të editojnë dokumentet PDF direkt nga shfletuesi.

Kështu nëse keni nevojë për të nënshkruar dokumentet, lajmi i mirë është se tani mund ta bëni pa abonimin Acrobat Pro DC. Me aksesin falas mund të komentoni PDF-të, përveçse të shkarkoni dhe ti printoni ato. Por nëse kërkon konvertimin e një PDF në një dokument Microsoft Word atëherë duhet të paguani.

Për të qenë të qartë, shtojcat nuk funksionojnë veçmas Acrobat Web, që Adobe e përditësoi për të sjellë barazi në funksionalitet me klientin desktop.

Nëse jeni prej atyre që keni nevojë të vazhdueshme për të edituar dokumente PDF, duhet të vazhdoni përdorimin e aplikacionit të dedikuar. Për këdo tjetër shtojca e re mjafton. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: