Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Shfletuesi i Edge është i dyti më i përdorur në botë, afrohet me Google Chrome

Çuditërisht Internet Explorer vazhdon të përdoret ende kësaj dite me 0.92 përqind të tregut.

Shfletuesi i Edge është i dyti më i përdorur në botë, afrohet me Google Chrome

Lufta e shfletuesve është ndezur që kur Microsoft vendosi të adoptojë motorin e Chromium për shfletuesin Edge duke sfiduar haptazi Google Chrome.

Sipas të dhënave të StatCounter, shfletuesi i Microsoft tashmë zë 9.65 përqind të tregut në mbarë botën por ende shumë larg Google Chrome që zotëron 67.26 përqind.

Në Sjkurt të këtij viti Edge ju afrua Safari dhe sipas të dhënave të fundit shfletuesi i Apple tashmë është zhvendosur në vendin e dytë me 9.57 përqind të tregut.

Ndërsa Mozilla Firefox ka humbur terren nga 9.18 përqind në 7.57 përqind.

Çuditërisht Internet Explorer vazhdon të përdoret ende kësaj dite me 0.92 përqind të tregut. Kjo për shkak të përdoruesve të cilët ende nuk kanë kaluar në Windows 10 apo Windows 11.

Në platformat mobile situata është tjetër. Edhe pse Chrome është shfletuesi dominues përsëri me 63.26 përqind të tregut ndjekur nga Safari me 24.81 përqind dhe Samsung Internet me 4.99 përqind. 

Copyright: © PCWorld Albania