Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Shfletuesi i ri i Microsoft dërgohet tek 1 miliardë përdorues të Windows 10

Edge do të instalohet automatikisht në Windows 10 1803 ose më shumë. Këtu përfshihen shumica e versioneve të Windows që mbështeten aktualisht.

Diten e sotme Microsoft filloi të dërgonte shfletuesin e ri Edge me motorin e Chrome përmes Windows Update.

Ky shfletues u lançua për herë të parë në Janar por përdoruesit duhej ta shkarkonin manualisht. Së shpejti përmes Windows Update shfletuesit do të ofrohet për 1 miliardë pajisjet Windows 10 në përdorim.

Edge do të instalohet automatikisht në Windows 10 1803 ose më shumë. Këtu përfshihen shumica e versioneve të Windows që mbështeten aktualisht.

Si gjithnjë kemi të bëjmë me një lançim gradual dhe mund të mos e shihni menjëherë në Windows Update. Në muajt e fundit kompania ka punuar për ta përmirësuar me tutje Edge duke përfshirë sinkronizimin e shtojcave.

Për fat jo të mirë historia dhe sinkronizimi i tabeve ende nuk janë opsion por Microsoft ka premtuar ta sjellë këtë Verë.

Gjithashtu kompania ka planifikuar tabet vertikale, një panel anësor kërkimi dhe integrim të Pinterest. Së fundit Microsoft ka punuar me Google për të përmirësuar shfletimin dhe aplikacionet progresive të uebit në Edge. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 23%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Airpods 2nd Generation

9,990 L
Kurseni: 3,000 L