Në Korrik të 2023 kompania kishte thënë se ka shitur më shumë se 40 milionë konsola PS5 që nga debutimi në Nëntor të 2020.
Sony ka pasur një tre mujor të shkëlqyer në shitjet e PlayStation 5. Kompania shiti 4.9 milionë njësi PS5 në tre mujorin i cili u mbyll më 30 Shtator duke e sjellë në total numrin e konsolave të shitura të kësaj gjenerate në 46.6 milionë.
Megjithatë ende nuk ka arritur nivelet e vitit të kaluar edhe pse ka shitur më shumë se 1.6 milionë njësi krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.
Në Korrik të 2023 kompania kishte thënë se ka shitur më shumë se 40 milionë konsola PS5 që nga debutimi në Nëntor të 2020.
Për të arritur objektivin e 25 milionë konsolave të shitura, Sony duhet të shesë edhe 16.8 milionë konsola PS5 deri në fund të vitit. Është një shifër tejet e lartë kur merret në konsideratë fakti se ka shitur 19.1 milionë konsola PS5 gjatë vitit 2022.
Por presidenti i kompanisë beson se është një objektiv që mund të arrihet me lehtësi. Krahas shitjes së harduerëve, Sony raportoi se ka shitur 67.6 milionë lojëra edhe pse vetëm 4.7 milionë janë tituj të parë.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë