Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Shitjet e lojërave dhe konsolave të Sony larg pritshmërive

Sony nuk komentoi parashikimet e shitjeve të konsolave por tha se në tre mujorin e dytë të vitit kishte shitur 2.4 milionë njësi nga 2.3 milion një vit më parë.

Në fund të këtij viti fiskal Sony paralajmëroi se shitjet e PlayStation do të jenë 18 milionë pasi shiti 11.5 milionë në 2021.

Kompania gjithashtu priste rritje të konsiderueshme të ardhurash. Por në raportin më të fundit financiar kompani rishikoi parashikimet dhe fitimi i saj pritet të jetë 16% më ulët për shkak të rënies së shitjeve të titujve të lojërave.

Sony nuk komentoi parashikimet e shitjeve të konsolave por tha se në tre mujorin e dytë të vitit kishte shitur 2.4 milionë njësi nga 2.3 milion një vit më parë.

Deri më sot janë shitur në total 21.7 milionë konsola PlayStation 5. Kompanisë i duhet të shesë mbi 5 milionë njësi mesatarisht për çdo tremujorë në vijim për të qenë brenda parashikimeve.

Në Maj kompania tha se do të rriste prodhimin për të përballuar kërkesën për PlayStation 5. Në aspektin e softuerit, Sony shiti vetëm 47.1 milionë tituj lojërash nga 63.3 milionë një vit më parë.

Gjithashtu numri i përdoruesve të shërbimit PlayStation Plus ra nga në 47.3 milionë nga 47.4 milionë që ishte një vit më parë.

Edhe numri i përdoruesve aktivë ra në 102 milionë nga 106 milionë që kishte qenë. Duke parë drejt të ardhmes, Sony do të debutojë God of War Ragnarok më 9 Nëntor si dhe Last of Us Part I më 2 Shtator.


Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: