Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Shitjet e smartfonëve, Apple thyen çdo rekord

Apple zuri vendin e parë me 90.1 milionë telefonë të shitur.

Shitjet e smartfonëve, Apple thyen çdo rekord

Është dashur ca kohë por tregu i smartfonëve po rritet përsëri. Firma analitike IDC njoftoi se shitjet e smartfonëve arritën 385.9 milionë njësi në tre mujorin e fundit të 2020-ës, një rritje me 16 milionë krahasuar me një vit më parë.

Në tremujorin e parë të 2020, shitjet e smartfonëve ishin 275.8 milionë njësi, ose 11.75 më pak sesa një vit më parë. Shitjet u rritën në 278.4 milionë njësi në tremujorin e dytë por që ishte një tkurrje me 16% krahasuar me një vit më parë.

Në tremujorin e tretë shitjet shkuan në 353.6 milionë njësi por përsëri ishin poshtë vitit të kaluar. Tremujorin e katërt solli një rritje të papritur.

Apple zuri vendin e parë me 90.1 milionë telefonë të shitur. Samsung erdhi në vendin e dytë me 73.9 milionë telefonë të shitur dhe 19.1% të tregut ndjekur nga Xiaomi dhe Oppo me 43.3 dhe 33.8 milionë telefonë të shitur respektivisht.

Huawei përfundoi në vendin e pestë me një rënie masive krahasuar me një vit më parë. Kjo rënie justifikohet me sanksionet Amerikane.

IDC beson se rritja do të vijojë edhe gjatë 2021 falë lançimit të teknologjisë 5G, dhe sukesit në smartfonët e rangut të mesëm.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Të Përdorura

Apple iPhone 11 Pro Max

31,990 L36,990 L
 

Apple iPhone 11 Pro

29,990 L31,990 L