Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Shitjet e smartfonëve bien më 9% por iPhone shkëlqen

Apple kishte 17% të tregut global të smartfonëve, nga 14% një vit më parë tha Canalys duke cituar kërkesën e fortë për iPhone 13.

Shitjet e iPhone mbeten të larta pavarësisht paqartësisë ekonomike që bëri që shitjet globale të smartfonëve të bien me 9% krahasuar me tre mujorin e dytë të vitit të kaluar sipas firmës analitike Canalys.

Apple kishte 17% të tregut global të smartfonëve, nga 14% një vit më parë tha Canalys duke cituar kërkesën e fortë për iPhone 13.

Samsung është kompania me pjesën më të madhe të tregut prej 21% sipas Canalys por që shitjet më të mëdha vinin nga segmenti buxhetor Galaxy A të cilët kushtojnë ndjeshëm më pak sesa iPhone 13.

Apple pritet të raportojë fitimet e saj më 28 Korrik.

Shefi i financave të gjigantit të iPhone Luca Maestri kishte paralajmëruar në muajin Prill për sfidat me të cilat përballet kompania tre mujorin e fundit ndërsa problemet me zinxhirët e furnizimit mund të godasin shitjet me 8 miliardë dollarë.

Edhe pse ofertat dhe promocionet pritet të ndihmojnë tregun, ekspertët e Canalys thonë se inflacioni po godet rëndë xhepat e konsumatorëve të cilët me shumë gjasa nuk do të kenë paratë e nevojshme në dispozicion për sezonin e festave të fundvitit.

Prodhuesit Kinezë vetëm sa kanë filluar të ndiejnë këtë probleme. Xiaomi, Oppo dhe Vivo patën rënie dyshifrore prej 14%, 10% dhe 9% respektivisht në tregun global.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: