Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Shkrihen bisedat e Instagram dhe Facebook Messenger

Facebook është duke rindërtuar infrastrukturën pas shërbimeve në mënyrë që përdoruesit e njërit prej tyre të mundur të komunikojnë mes vete.

Facebook ka filluar të vërë në jetë planin për të shkrirë komunikimin në Instagram dhe Messenger duke integruar sistemet si një i vetëm.

Në iOS dhe Android disa përdorues vunë re një përditësim në aplikacionin mobil të Instagram me një mesazh “Një mënyrë e re për të komunikuar në Instagram.”

Mesazhi vijon më tutje duke përmendur bisedat “shumëngjyrëshe”, më shumë emoji, opsionin tërhiq për tu përgjigjur dhe më e rëndësishmja, komunikoni me miqtë në Facebook.

Në momentin që vjen përditësimi, ikona e zakonshme e mesazheve direkte zëvendësohet nga logoja e Facebook Messenger. Bisedat me të vërtetë janë shumëngjyrëshe sepse mesazhet kanë ngjyra nga bluja tek lejlja ndërsa shfletoni në biseda.

Për momentin nuk është e mundur tu dërgohet mesazh përdoruesve të Facebook nga Instagram. Por rrjeti social e ka bërë të qartë se do të unifikojë platformat e Messenger, Instagram dhe WhatsApp.

Facebook është duke rindërtuar infrastrukturën pas shërbimeve në mënyrë që përdoruesit e njërit prej tyre të mundur të komunikojnë mes vete.

CEO i Facebook Mark Zuckerberg ka premtuar se sistemi do të ketë enkriptimin fundor. Duke integruar shërbimet më popullore Facebook konkurron me Apple iMessage.

Instagramin e bleu në 2012 për 1 miliardë dollarë ndjekur nga WhatsApp në 2014 për 19 miliardë dollarë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: