Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Snapchat paguan 1 milionë dollarë çdo ditë llogaritë më popullore

Fitimet gjenerohen nga video të cilat duhet të aplikojnë për skemën dhe numri i shikimeve është faktor përcaktues.

Snapchat paguan 1 milionë dollarë çdo ditë llogaritë më popullore

Aplikacioni i rrjetit social Snapchat tha se paguan çdo ditë 1 milionë dollarë përdoruesit. Funksioni i ri Spotlight përdor algoritmin për të rekomanduar postimet me angazhimin më të lartë në mënyrë që përdoruesi të shikojë atë për çfarë është i interesuar.

Snapchat thotë se në Spotlight do të shfaqen përmbajtje nga llogari private dhe personale si dhe yjet më të mëdhenj. Fitimet gjenerohen nga video të cilat duhet të aplikojnë për skemën dhe numri i shikimeve është faktor përcaktues.

Gjithashtu përdoruesit duhet të jenë mbi moshën 16 vjeç që të marrin pagesa dhe ti përmbahen rregullave të të drejtës së autorit, sponsorizimit, dhe përmbajtjeve të ndaluara si alkooli dhe drogërat.

Snapchat u bë popullor falë formatit të mesazheve që zhduken pas 24 orësh një dekadë më parë. Ideja tashmë është adoptuar edhe nga konkurrentët si Instagram Stories dhe Twitter Fleets.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: