Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Sot 36 vite më parë Apple prezantoi pajisjen që do revolucionarizonte industrinë e kompjuterëve

Në kohën kur u prezantu ishte shansi i fundit i Apple për të kapërcyer dominimin e IBM në tregun e kompjuterëve personalë.

Më 24 Janar 1984 ish CEO i Apple Steve Jobs prezantoi Macintosh-in e parë në Kaliforni dhe kishte ekran 9-inç bardh e zi, procesor Motorola 8Mhz, 128KB RAM dhe hapësirë për floppy-disk 3.5-inç e gjitha për 2,495 dollarë.

Makineria ikonike peshonte 3.1 kilogram dhe ofronte një tastierë shkrimi, një pako grafike dhe një maus. Në kohën kur u prezantu ishte shansi i fundit i Apple për të kapërcyer dominimin e IBM në tregun e kompjuterëve personalë.

Gjatë prezantimit Jobs e nxori Macintosh-in nga një çantë dhe e ndezi në skenë. Pavarësisht çmimit marramendës që sot i bie të jetë 6,000 dollarë, Macintosh u shit mjaft mirë. Deri në 1984 ishin shitur 70,000 njësi.

Pas Macintosh Apple prezantoi Macintosh II, Macintosh Classic, PowerBook, Power Macintosh, iMac G3, iBook derisa erdhi tek linja e sotme MacBook Air, MacBook Pro, iMac, iMac Pro, Mac Mini dhe Mac Pro.

Sot Apple është një prej prodhuesve më të mëdhenj në botë të kompjuterëve dhe gjatë 2019-ës shiti 18 milionë Mac. IBM nuk është më në biznesin e kompjuterëve personalë pasi e shiti teknologjinë tek Lenovo në fillim të viteve 2000.

Copyright: © PCWorld Albania