Monedhë

Kategoritë

3 muaj më parë

Spotify në gjurmët e Instagram me integrimin e NFT-ve

Vetë kompania e konfirmoi testimin me një numër të vogël artistësh. Testimet vinë në një kohë kur Instagram vendosi të integrojë NFT-të.

Spotify në gjurmët e Instagram me integrimin e NFT-ve

Krahas këngëve dhe lista të luajtjes, muzikantët mund të përdorin profilin e artistit në Spotify për të promovuar mallra komercialë apo data koncertesh.

Së shpejti këto profile mund ti përdorin për të promovuar edhe NFT. Platforma ka filluar të testojë galeritë e NFT, një funksionalitet që është bërë i disponueshëm për një numër të kufizuar përdoruesish.

Duke klikuar mbi një NFT të shfaqur në profilin e një artisti mund të shikoni versionin e madhe të saj. Nëse klikoni “See More” atëherë automatikisht ridrejtoheni tek listimi i NFT-së në fjalë në OpenSea ku edhe mund ta blini.

Vetë kompania e konfirmoi testimin me një numër të vogël artistësh. Testimet vinë në një kohë kur Instagram vendosi të integrojë NFT-të.

Të dhënat nga NonFungible dhe WSJ zbulojnë se shitjet e NFT-ve kanë rënë me 92% krahasuar me nivelet rekord të Shtatorit. Edhe numri i portofolëve aktivë të NFT-ve ka rënë me 88%.

Copyright: © PCWorld Albania