Spotify asnjëherë nuk ka postuar një vit të plotë me fitime pavarësisht popullaritetit që gëzon në industrinë e muzikës online.
Gjiganti Suedez i muzikës streaming Spotify tha se do të shkurtonte 6 përqind të fuqisë punëtore prej 10 mijë me arsyetimin se kërkon të përmirësojë efikasitetin.
“Isha tepër ambicioz me investimet përpara rritjes së të ardhurave tona,” tha ekzekutivi Daniel Ek.
Spotify asnjëherë nuk ka postuar një vit të plotë me fitime pavarësisht popullaritetit që gëzon në industrinë e muzikës online.
Lajmi vjen pasi javën e kaluar Microsoft dhe Alphabet njoftuan humbje fitimesh. Kompania mëmë e Google tha se do të shkurtonte 12 mijë vende pune, ndërsa Microsoft deri në 10 mijë vende pune.
Në Tetor Spotify kishte thënë se do të reduktonte punësimet e reja për 2022 dhe 2023. Zhvillimet vinë në një kohë kur kompanitë teknologjike po përballen me një spirale pas dy vitesh rritje për shkak të pandemisë çka bëri që ata të shtonin punësimet e reja në mënyrë agresive.
Disa prej emrave më të mëdhenj të teknologjisë kanë njoftuar shkurtimet në javët e fundit. Amazon shkurtoi 18 mijë vende pune ndërsa Meta 11 mijë.
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë