Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Startupet Shqiptare dhe kriza e COVID-19, EU for Innovation mbështetje me trajnime dhe konsultime

Nisma vjen në këto momente të vështira që po kalojnë organizata, startupe e biznese për shkak të pandemisë së COVID-19.

Bashkimi Evropian lançoi një nismë për tu ardhur në mbështetje startupeve në Shqipëri përmes iniciativës EU for Innovation.

Nisma vjen në këto momente të vështira që po kalojnë organizata, startupe e biznese për shkak të pandemisë së COVID-19.

Për lehtësuar impaktin e izolimit për shkak të pandemisë, EU for Innovation do të organizojë konsultime përmes platformës të video-konferencave Zoom me startupet dhe ISO të cilët do të mund të flasin rreth sfidave që janë përballur dhe zhvillimeve të fundit në lidhje me COVID-19 me mbështetjen e ekspertit ndërkombëtar Jules Banning. Këto konsultime do të synojnë të gjejnë një zgjidhje për startupet.

Të gjitha takimet virtual do të bëhen përmes platformës Zoom dhe të gjithë palët e interesuara mund të caktojnë një orar për takimin përmes uebsajtit të EU for Innovation: http://euforinnovation.al/

Takimet do të realizohen çdo të Hënë, të Mërkure dhe të Premte me katër startupe për rreth 1 orë. Eksperti do të përpiqet të adresojë problemet dhe shqetësimet e startupeve me shpresën për ti ndihmuar ata të gjejnë zgjidhje.

Startupeve dhe ISO-ve pjesëmarrës do tu kërkohet të plotësojnë edhe një anketë online për të kuptuar më mirë nevojat e tyre dhe realizuar workshopet e nevojshme.

Programi i konsultimit 1-në-1 ka për qëllim të:

  • Ndihmojë në identifikimin e problemeve të startupeve dhe ISO-ve
  • Ti fokusojë tek gjetja e një zgjidhjeje dhe jo tek problemi
  • Ti bëjë ata të shohin krizën si një mundësi
  • Organizojë biseda motivuese
  • Mësojë sesi mund të mbështetim njëri-tjetrin dhe ekosistemi në tërësi
  • Ofrojë sesione brainstorming
  • Ofrojë sesione virtual-pitching

Startupet dhe ISO që duan të bëhen pjesë e kësaj nisme mund të rezervojnë takimin e tyre duke filluar nga dita e Hënë e javës së ardhshme datë 30 Mars 2020 në faqen zyrtare të EU for Innovation në këtë lidhje: http://euforinnovation.al/crisis-intervention-for-start-ups-in-albania/. Konsultimet do të bëhen nga ora 10-12pm.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: