Monedhë

Kategoritë

1 vit më parë

Steam vendos rekord me 10 milionë lojtarë aktivë gjatë fundjavës

Në fakt Steam ka shënuar një rekord të ri në 24 orët e fundit me 33,078,963 lojtarë online.

Steam vendos rekord me 10 milionë lojtarë aktivë gjatë fundjavës

Platforma e distribuimit të lojërave Steam shënoi një rekord të ri gjatë fundjavës duke tejkaluar 10 milionë lojtarë aktivë për herë të parë ndërsa 32 milionë përdorues ishin online.

Sipas SteamDB, plot 10,082,055 ishin duke luajtur lojëra njëherazi ndërsa 32,186,301 ishin online ditën e Shtunë më 7 Janar.

Në fakt Steam ka shënuar një rekord të ri në 24 orët e fundit me 33,078,963 lojtarë online.

Që prej fillimit të 2020-ës Steam në mënyrë të vazhdueshme ka thyer rekordet e angazhimit në platformës. Në Mars të 2020-ës platforma theu rekordin e asaj kohe prej 20,313,451 lojtarët online përpara se ky rekord të shkonte në 30 milionë përdorues online në Mars të 2020.

Dy lojërat më popullore ishin Counter Strike: Global Offensive duke arritur 1 milionë përdorues aktivë gjatë fundjavës dhe DOTA 2 në vendin e dytë. Një lojë e re i është bashkuar rekordeve, bëhet fjalë për Goose Goose Duck që rriti 640,324 lojtarë aktivë në të njëjtën kohë. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

BEST DEALS

Steam Deck Handheld Console

44,990 L69,990 L
 
BEST DEALS

Redmi Watch Lite 2

6,990 L