Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Surpriza e keqe e iPhone 12 do të jetë e parëndësishme për pjesën më të madhe të konsumatorëve

Pra rrjeti celular i iPhone 12 do të jetë më i shpejtë sesa iPhone 11 4G LTE. Sa shpejtë është teknologjia 5G nën-6Ghz? Flitet për shpejtësi nga 150Mbps deri në 300Mbps mesatarisht.

Javën e kaluar mësuam se iPhone 12 do të kishte një çmim çuditërisht më ulët duke filluar nga 649 dollarë, 50 dollarë më pak sesa iPhone 11. Por si mund ta arrijë Apple këtë çmim duke ofruar konektivitet 5G dhe panele OLED?

Tashmë kemi një ide të qartë sesi do tja arrijë dhe mund të mos u pëlqejë surpriza. Modeli bazë iPhone 12 do të kompromentojë disa aspekte krahas me iPhone 12 Pro.

Konkretisht variantet 5.4-inç iPhone 12 dhe 6.1-inç iPhone 12 nuk kanë teknologjinë 5G të shpejtë mmWave. Si rezultat këta telefonë nuk kapërcejnë dot kufirin 1Gbps+ mbi një rrjet 5G.

Përkundrazi do të ketë teknologjinë 5G për frekuencat nën-6Ghz. Në fund të fundit nuk është edhe aq lajm i keq sepse edhe kjo 5G është disa herë më e shpejtë sesa shpejtësia normale që marrim në 4G.

Pra rrjeti celular i iPhone 12 do të jetë më i shpejtë sesa iPhone 11 4G LTE. Sa shpejtë është teknologjia 5G nën-6Ghz? Flitet për shpejtësi nga 150Mbps deri në 300Mbps mesatarisht.

Gjithashtu teknologjia 5G mmWave nuk është aq e përhapur dhe implementimi i saj ka kosto. Vendet e vogla ku operojnë kompani celulare me buxhete të vogla si Shqipëria, pritet të implementojnë 5G nën-6Ghz duke qenë se nevojitet instalimi i një numri disa herë më të vogël antenash krahasuar me 5G mmWave.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 23%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Airpods 2nd Generation

9,990 L
Kurseni: 3,000 L