Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Të lodhur duke parë Instagram Live nga telefoni? Rrjeti social ka një zgjidhje

Eksperienca është e ngjashme me atë nga aplikacioni por zë hapësirë ekstra për të mbajtur komentet e ndara nga videoja.

Të lodhur nga fakti që jeni të detyruar të shikoni videot Instagram Live nga ekrani i telefonit ndërsa komentet dhe reagimet me emoji ju zënë atë që po shihni?

Tani që keni ngelur në shtëpi për shkak të izolimit të Covid-19, Instagram ka menduar për ju. Rrjeti social i bëri transmetimet live, Instagram Live, të disponueshme për tu parë edhe nga uebi.

Eksperienca është e ngjashme me atë nga aplikacioni por zë hapësirë ekstra për të mbajtur komentet e ndara nga videoja.

Kjo nuk do të thotë se jeni në gjendje të transmetoni live nga desktopi juaj dhe nuk është një alternativë e shërbimeve të ngjashme të transmetimeve live nga uebi.

Por mbush një hendek të konsiderueshëm në versionin ueb të Instagram. Funksionalitetet janë të ngjashme me aplikacionin si mundësia për të komentuar dhe dërguar emoji në kohë reale.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: