Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Teknologjia e Microsoft mund të shpëtojë njerëzimin

Një zetabajt (ZB) ka 1 miliardë terabajt (TB). Deri në fund të dekadës ne mund të arrijmë të gjenerojmë 1 trilion terabajt të dhëna.

Ekziston një konsensus i përbashkët në mesin e prodhuesve të çipeve të memories në mbarë botën se xhami mund të shndërrohet në një komponent jetik që mund të përballë urinë e njerëzimit për hapësirë për ruajtjen e të dhënave.

Ushqyer nga kërkesa në rritje për video të rezolucionit të lartë dhe shtrirjes së rrjeteve IoT, IDC parashikon se bota do të prodhojë 175 zetabajt të dhëna deri më 2025, ose 6 herë më shumë sesa në 2018.

Një zetabajt (ZB) ka 1 miliardë terabajt (TB). Deri në fund të dekadës ne mund të arrijmë të gjenerojmë 1 trilion terabajt të dhëna.

Ishte projekti Silica i Microsoft që solli në vëmendje teknologjinë e hapësirës optike të të dhënave. Hulumtuesit e një prej kompanive më të mëdha në botë të cloud, i dyti pas AWS, arriti të paketojë 75.6 terabajt në një pjesëz Silica në madhësinë e një disku 2.5-inç. Aktualisht disku më i madh është 3.5-inç me kapacitet 20TB.

Rivalët si Western Digital, Toshiba e madje Samsung me shumë gjasa do të ndjekin këtë rrugë. Por përpara ka sfida të mëdha sepse teknologjia aktualisht është vetëm “ready-only” dhe vetëm njëherë mund të shkruhen të dhëna në të. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

10,990 L