Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Teknologjitë deepfake mund të mashtrojnë me lehtësi sistemet biometrike të bankave

Verifikimi KYC përdoret në disa industri përfshirë banka, fintech, sigurime, crypto etj. Hulumtuesit e Sensity ekspozuan dobësitë e 9 prej 10 sistemeve KYC përmes deepfake.

Teknologjitë deepfake mund të mashtrojnë me lehtësi sistemet biometrike të bankave

Një ekip hulumtuesish nga Sensity kanë zbuluar se testimet biometrike përdorur nga bankat dhe bursat e kriptomonedhave për të verifikuar identitetet e përdoruesve mund të mashtrohen lehtësisht nga teknologjia deepfake.

Në një raport të publikuar ditën e Mërkure, hulumtuesit e firmës së sigurisë demonstruar sesi fytyra të gjeneruara nga inteligjenca artificiale mashtruan sistemet.

Njohur si mekanizma “know your customer”, procese të tilla verifikimi kërkojnë nga përdoruesit të dërgojnë fotografi mjeteve të identifikimit dhe fytyrës së tyre. Më pas një test live bëhet duke kapur fytyrën e përdoruesit në kohë reale dhe krahasuar atë me një foto selfie dhe foton e mjetit të identifikimit.

Verifikimi KYC përdoret në disa industri përfshirë banka, fintech, sigurime, crypto etj. Hulumtuesit e Sensity ekspozuan dobësitë e 9 prej 10 sistemeve KYC përmes deepfake.

Me mashtrimet në kriptomonedha që po bëhen një normalitet, do të jetë thjeshtë çështje kohe përpara se dobësi të tilla të shfrytëzohen më shumë nga kriminelët kibernetikë ndërsa teknologjia deepfake bëhet më e lehtë përdorur.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 30%
BEST DEALS
Ofertë!

Tv Box H96 Max 4/64GB 6K

3,490 L
Kurseni: 1,500 L
BEST DEALS

Xiaomi Mi Smart Scale 2

2,490 L