Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Telegram bëhet me pagesë për ata që kërkojnë më tepër

Telegram arriti në përfundimin se e vetmja mënyrë për tua dhënë këtë gjë përdoruesve më kërkues, është duke mbajtur funksionet ekzistuese pa pagesë dhe rritur limitet për ata që e kërkojnë kundrejt një pagese.

Telegram bëhet me pagesë për ata që kërkojnë më tepër

Funksionalitetet e avancuara që u shfaqen në versionin beta të Telegram Premium nëmuajin Maj së shpejti do të jenë të disponueshme por vetëm për përdoruesit me pagesë.

Themeluesi i Telegram konfirmoi se aplikacioni do të lançojë një plan abonimi quajtur Telegram Premium këtë muaj. Ndërsa Durov nuk diskutoi përfitimet specifike që vinë me planin, ai tha se do tu japë përdoruesve me pagesë funksione të avancuara, performancë dhe resurse.

Sipas Durov janë të shumtë përdoruesit që kanë kërkuar që shërbimi të rrisë limitet në biseda, media dhe ngarkime. Duke e bërë këtë për të gjithë përdoruesit do të kishte pasojë një trafik të lartë duke rritur kostot e serverëve përtej asaj çfarë platforma mund të përballojë.

Telegram arriti në përfundimin se e vetmja mënyrë për tua dhënë këtë gjë përdoruesve më kërkues, është duke mbajtur funksionet ekzistuese pa pagesë dhe rritur limitet për ata që e kërkojnë kundrejt një pagese.

Për shembull sipas raportimeve përdoruesit Premium mund të ngarkojnë të dhëna deri në 4GB dhe mund tu bashkohen dyfishit të kanaleve. Abonimi thuhet se do të kushtojë 5 dollarë në muaj. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

BEST DEALS

Xiaomi Mi Smart Scale 2

2,490 L
 
- 30%
BEST DEALS
Ofertë!

Tv Box H96 Max 4/64GB 6K

3,490 L
Kurseni: 1,500 L