Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Televizorët e rinj Samsung me HDR10+ përshtatin ndriçimin në varësi të ambientit

Në aktivitetin CES vitin e kaluar Dolby prezantoi Dolby Vision IQ, një funksion të ri për standardin e vet HDR që premton të optimizojë përmbajtjen HDR në varësi të ambientit.

Televizorët e rinj Samsung me HDR10+ përshtatin ndriçimin në varësi të ambientit

HDR10+ Adaptive është një funksion i ri që po vjen në televizorët Samsung duke menaxhuar ndriçimin e ekranit në varës së dritës që ka ambienti.

Përmbajtjet HDR janë dizajnuar për të dhënë pamjen më të mirë të mundshme edhe në ambientet me dritë të bollshme por funksioni i ri do të thotë se sensori i dritës përshtat cilësinë e imazhit me saktësi më të lartë.

Debuton më televizorët e ardhshëm QLED të Samsung. HDR10+ nuk është standardi i pari HDR që lançon diçka të tillë. Në aktivitetin CES vitin e kaluar Dolby prezantoi Dolby Vision IQ, një funksion të ri për standardin e vet HDR që premton të optimizojë përmbajtjen HDR në varësi të ambientit.

Funksioni u shfaq në disa televizorët LG dhe Panasonic dhe mori vlerësime pozitive. Krahasuar me Dolby Vision, standardi i HDR10+ nuk është aq i mbështetur nga prodhuesit e televizorëve por ka mbështetjen e Samsung, prodhuesit më të madh në botë të televizorëve dhe shërbimit streaming Amazon Prime.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: