Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Televizorët e rinj të LG kanë deri në 30,000 drita LED pas ekranit

LG ka premtuar të shfaqë të paktën 10 televizorë 4K dhe 8K Mini-LED në aktivitetin CES të këtij viti. LG do ti shesë televizorët nën brendin e ri QNED MicroLED.

Televizorët e rinj të LG kanë deri në 30,000 drita LED pas ekranit

LG konfirmoi planet për të lançuar TV e parë bazuar në teknologjinë Mini-LED. Inovacioni rrit ndejshëm numrin e burimeve të dritës në pjesën e pasme të televizorit duke ofruar më shumë zona errësire.

Si rezultat ekranet kanë shkëlqim më të lartë me detaje duke mos cenuar zonat e errëta që rrethojnë. Ishte marka Kineze TCL që prezantoi televizorin e parë me këtë teknologji në 2019 dhe Samsung spekulohet se po përgatit televizorët e vet.

LG ka premtuar të shfaqë të paktën 10 televizorë 4K dhe 8K Mini-LED në aktivitetin CES të këtij viti. LG do ti shesë televizorët nën brendin e ri QNED MicroLED.

Kompania është brendi i dytë më i shitur i televizorëve pas Samsung. Modelet e reja kanë 30,000 drita LED në pjesën e pasme prej 86-inç. Dritat LED ndirçojnë pikselët shumëngjyrëshe të ekranit.

Në teori sa më i lartë numri i tyre aq më mirë mund të kontrollohet ngjyra e imazhit të shfaqur në ekran. Në total sipas LG ekrani i televizorëve në fjalë ka deri në 2,500 zona errësire.

Megjithatë ende nuk ofron të zezën e thellë që pasqyrojnë ekranet OLED e as ti afrohet microLED ku diodat janë aq të vogla saqë mund të caktohet një për çdo piksel. LG nuk ka dhënë çmime por TCL shet modelin bazë me këtë teknologji prej 55-inç për 699 dollarë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: