Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

TikTok do të ofrojë sistem abonimesh ngjashëm me Twitch

Ky program është i ngjashëm me atë çfarë ofron Twitch. Sipas TechCrunch abonimet do të kushtojnë aq sa në Twitter duke filluar nga 4.99 dollarë.

TikTok do të ofrojë sistem abonimesh ngjashëm me Twitch

TikTok lançoi ditën e sotme një program ku përdoruesit mund të paguajnë transmetuesit live që duan të mbështetin. Quajtur “Live Subscriptions”, fansat mund të aksesojnë përmbajtje apo video specifike nga krijuesit kundrejt një pagese.

Tetimi i parë do të nisë më 26 Maj. Të bësh para nga TikTok nuk ka qenë asnjëherë e lehtë. Vetëm në fillim të këtij muajit kompania tha se do të fillonte të ndante të ardhurat nga reklamimi me krijuesit.

Përmes abonimeve çdo gjë është më e drejtpërdrejtë ku shikuesit çdo muaj paguajnë dhe paratë shkojnë për krijuesit.

Ky program është i ngjashëm me atë çfarë ofron Twitch. Sipas TechCrunch abonimet do të kushtojnë aq sa në Twitter duke filluar nga 4.99 dollarë.

Është një sistem shumë i ngjashëm me Twitch ndërsa TikTok shquhet për kopjimin e shumë platformave pavarësisht se është kopjuar shumë prej të tjerëve.

TikTok thotë se duhet të jeni të paktën 18 vjeç për tu abonuar ndërsa krijuesit duhet të kenë të paktën 1,000 ndjekës.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Të Përdorura

Apple iPhone 8 Plus

21,990 L