Monedhë

Kategoritë

4 muaj më parë

TikTok po mendon lançimin e një shërbimi streaming të muzikës

Shërbimi do tu ofronte përdoruesve të blejnë, dëgjojnë, shpërndajnë, shkarkojnë muzikë, këngë, albume e tekste këngësh.

TikTok po mendon lançimin e një shërbimi streaming të muzikës

Platforma e TikTok ka ndihmuar përdoruesit jo vetëm të zbulojnë artistët e sotëm të muzikës, por edhe artistët e së kaluarës ndërsa tani po elaboron mundësinë e startimit të një shërbimi streaming të muzikës.

Kompania mëmë ByteDance aplikoi për një markë pranë Zyrës Amerikane të Patentave dhe Markave me emrin “TikTok Music.”

Shërbimi do tu ofronte përdoruesve të blejnë, dëgjojnë, shpërndajnë, shkarkojnë muzikë, këngë, albume e tekste këngësh.

ByteDance aktualisht ka një aplikacion streaming të muzikës quajtur Resso por është i disponueshëm vetëm në Indi, Brazil dhe Indonezi. Ai aplikacion ka disa veçori të përmendura në aplikimin që TikTok ka bërë në SHBA.

Fillimisht aplikimi u bë në Australi por më pas në SHBA. Nuk është e qartë nëse shërbimi i ri do të zëvendësojë Resso. 

Copyright: © PCWorld Albania