Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Titulli i ardhshëm God of War po vjen në 2021

E vetmja gjë që Sony tha ishte “Ragnarok po vjen” në një video-mesazhe të shkurtër shoqëruar nga disa fjalë të protagonistit të lojës Kratos.

Në fund të evenimentit ku prezanton PlayStation 5, Sony kishte ruajtur një suprizë të madhe.

Loja e ardhshme God of War do të mbërrijë në 2021. Si me lojërat e kaluara, ajo do të zhvillohet nga studioja Santa Monica e Sony.

Do të jetë një vazhdim i drejtpërdrejtë i serive të 2018-ës ndërsa kompania nuk publikoi asnjë pamje të lojës.

E vetmja gjë që Sony tha ishte “Ragnarok po vjen” në një video-mesazhe të shkurtër shoqëruar nga disa fjalë të protagonistit të lojës Kratos.

Se cila do të jetë historia ku bazohet loja nuk dihet, por mesa duket Kratos dhe biri i tij Atreus mund të kenë shtyrë botën mitologjike ku jetojnë drejt një konflikti.

Zbulimi i ekzistencës së lojës është një lajm i madh sidomos për të joshur ata që janë në mëdyshje për të investuar në një konsolë të re si PlayStation 5.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: