Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Toyota parakalohet nga gjiganti i elektrifikimit si prodhuesi më me vlerë në botë i makinave

Pritshmëritë janë rritur edhe më tepër me Tesla që thotë se bateritë e saj mund të përshkojnë deri në 1 milionë milje ose 16 vite.

Tesla ka parakaluar rivalin Japonez Toyota për tu bërë marka më me vlerë në botë e makinave. Pavarësisht se nuk ka pasur asnjëherë fitim, prodhuesi i themeluar nga miliarderi Elon Musk, thuhet se shumë shpejtë do të kapë një vlerë prej 1 trilionë dollarësh ndërsa kërkesa për makina elektrike është rritur.

Aksionet e Tesla u rritën me 4% në 1,100 dollarë duke u vlerësuar me 209 miliardë dollarë, përpara Toyota me 205 miliardë dollarë. Rritja do të thotë se tesla tashmë ka parakaluar Toyota jo vetëm në vlerë por edhe procese prodhimi.

Performanca e Tesla mund të konsiderohet e jashtëzakonshme duke qenë se nuk ka pasur fitim asnjëherë. Analistët parashikojnë një të ardhme të ndritur për liderin e makinave me teknologjinë e baterive.

Pritshmëritë janë rritur edhe më tepër me Tesla që thotë se bateritë e saj mund të përshkojnë deri në 1 milionë milje ose 16 vite.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: