Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Trump do të dëbojë TikTok nga Shtetet e Bashkuara

“Sa i përket TikTok, ne do ta dëbojmë atë nga Shtetet e Bashkuara,” kishte thënë Trump për reporterët në bordin e Air Force One.

Presidenti Amerikan Donald Trump tha se do të dëbojë përdorimin e aplikacionit Kinez TikTok në SHBA. Ai u tha reporterëve se do të nënshkruante një urdhër ekzekutiv që nga e Shtuna.

Zyrtarët Amerikane të sigurisë kanë shprehur shqetësime pë aplikacionin në pronësi të firmës Kineze ByteDance i cili mund të përdoret për të grumbulluar të dhëna personale nga Amerikanët.

TikTok ka mohuar akuzat se kontrollohet nga qeveria Kineze. Aplikacioni me rritjen e shpejtë ka 80 milionë përdorues aktivë në SHBA dhe një dëbim në Amerikë do të ishte goditje e rëndë për ByteDance.

“Sa i përket TikTok, ne do ta dëbojmë atë nga Shtetet e Bashkuara,” kishte thënë Trump për reporterët në bordin e Air Force One.

Microsoft ka qenë në bisedime për blerjen e TikTok, por Trump hodhi dyshime mbi një marrëveshje të tillë. Nëse një marrëveshje e tillë shkon përdoret, do të thotë se ByteDance duhet të heqë dorën nga operacionet Amerikane.

Lëvizja për të dëbuar TikTok vjen në një moment tensionesh me administratësh Trump dhe qeverisë Kineze nga konfliktet tregtare tek shpërthimi i koronavirsuit.

Platforma ka shpërthyer në popullaritet në vitet e fundit sidomos tek moshat nën 20 vjeç. Aplikacioni përdoret për të publikuar video 15 sekondëshe nga rutina ditore tek komeditë. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: