Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Twitter i interesuar në blerjen e TikTok

Sipas burimeve “Twitter-it” do t’i duhet të mbledhë kapital shtesë për të financuar marrëveshjen. Kompania “Twitter” ka një vlerë në treg prej rreth 30 miliardë dollarësh, pothuajse aq sa vlera që kërkon “TikTok-u” të shesë.

Kompania Twitter i ka shprehur interesin kompanisë kineze ByteDance për të blerë operacionet në SHBA të aplikacionit TikTok, bënë të ditur për agjencinë Reuters dy burime që kanë dijeni mbi këtë çështje. Por ekspertët kanë hedhur dyshime mbi aftësinë e “Twitter-it” për siguruar financim për një marrëveshje të mundshme.

Burimet thanë të shtunën se ka pak mundësi që Twitter të jetë në gjendje ta mundë kompaninë Microsoft duke mbyllur një marrëveshje brenda 45 ditësh, afat që Presidenti Donald Trump i ka dhënë kompanisë ByteDance që të shesë TikTok.

Lajmi se Twitter dhe TikTok-u janë përfshirë në bisedime paraprake dhe se Microsoft ende shihet si kryesues për blerjen e aplikacionit u raportua më herët nga The Wall Street Journal.

Sipas burimeve Twitter do t’i duhet të mbledhë kapital shtesë për të financuar marrëveshjen. Kompania Twitter ka një vlerë në treg prej rreth 30 miliardë dollarësh, pothuajse aq sa vlera që kërkon TikTok të shesë.

Një nga aksionarët e Twitter-it, firma private e kapitalit Silver Lake, është e interesuar të ndihmojë në financimin e një marrëveshjeje të mundshme, shton një nga burimet. Sipas informacioneve Twitter ka bërë të ditur se oferta e tij do të përballej me një kontroll më të vogël rregullator sesa në rastin e Microsoft dhe se nuk do të ketë ndonjë presion nga Kina duke pasur parasysh se nuk është aktiv në atë vend, thanë burimet. TikTok, ByteDance dhe Twitter nuk pranuan të komentojnë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: