Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Twitter lançon komunitetet në Android

Veçoria e re është dizajnuar që ta bëjë më të thjeshtë ndërlidhjen mes përdoruesve me interesa të përbashkëta.

Twitter lançon komunitetet në Android

Twitter vendosi të sjellë funksionalitetin e Komuniteteve në Android katër muaj pasi u lançua në iOS dhe web. Gjiganti i medias sociale tha se përdoruesit Android tashmë mund të ndërveprojnë në Komunitete përmes aplikacionit Twitter përsa kohë kanë të instaluar versionin e fundit.

Sapo një përdorues i bashkohet komunitetit të parë, një tab i ri Komunitetet do të shfaqet në shiritin e navigimit.

Veçoria e re është dizajnuar që ta bëjë më të thjeshtë ndërlidhjen mes përdoruesve me interesa të përbashkëta.

Ata mund të postojnë në këto komunitete dhe vetëm anëtarët e këtij komuniteti mund të replikojnë. Sipas Twitter, funksioni është rritur që nga debutimi me Komunitete të reja që lançohen çdo javë rreth tematikave të ndryshme si Roblox, Xbox Community, Tech Twitter, Fashion, R&B Twitter, dhe Formula 1.

Rrjeti social ka planifikuar zgjerimin e tyre ku përdoruesit mund të bëjnë kërkesë për t’ju bashkuar këtyre komuniteteve. Aktualisht ato ose janë të hapura për të gjithë ose vetëm me ftesë. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

BEST DEALS

Apple iPhone 8 Plus

21,990 L
 
- 64%
BEST DEALS
Ofertë!

QCY T1C Wireless Earphones

1,090 L
Kurseni: 1,900 L