Kompania tha se është një eksperiment i përkohshëm por nuk la të kuptohej se kur do të ishte gjerësisht e disponueshme.
Twitter është duke eksperimentuar me një funksionalitet ku dy llogari mund të bashkë-krijojnë një cicërimë. Kompania e quan funksionin “CoTweet” dhe po e teston me disa përdorues në SHBA, Kanada dhe Kore.
Me CoTweet, dy llogaritë lidhen si autorë të një cicërime të vetme dhe shfaqet në kohështrirjet e të dyjave. Ngjashëm me funksionin collabs të Instagram lançuar vitin e kaluar, CoTweets do të shkojnë më shumë për brendet dhe krijuesit sesa përdoruesit tipikë të Twitter.
Share a Tweet, share the cred.
— Twitter Create (@TwitterCreate) July 7, 2022
Now testing CoTweets, a new way to Tweet together. pic.twitter.com/q0gHSCXnhv
Kompania tha se është një eksperiment i përkohshëm por nuk la të kuptohej se kur do të ishte gjerësisht e disponueshme.
“Po testojmë CoTweets për të kuptuar sesi njerëzit dhe brendet mund të përdorin funksionalitetin për tu rritur dhe prekur audienca të reja,” tha kompania.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë