Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Vendi i Amerikës Latine ndalon shitjet e iPhone sepse nuk përfshijnë një karikues

Samsung u përball me pasoja të ngjashme në Brazil por vendosi të përfshijë karikues për konsumatorët në këtë vend që blinin një smartfon të ri.

Vendi i Amerikës Latine ndalon shitjet e iPhone sepse nuk përfshijnë një karikues

Qeveria e Brazilit vendosi të ndalojë shitjen e iPhone pa karikues. Kompania gjithashtu u gjobit me 2.3 milionë dollarë nga Ministria e Drejtësisë dhe Sigurisë Publike në Brazil.

Autoritetet kërkuan që agjencia kombëtare e shërbimeve të komunikimit elektronik(Anatel) të ndërpresë regjistrimin e iPhone 12. Në 2021 një autoritet për mbrojtjen e konsumatorit gjobiti Apple me 2 milionë dollarë për iPhone 12.

Tha se kompania kishte shitur një produkt të pa plotë. Që atëherë Apple nuk ka vepruar për të minimizuar dëmet e shkaktuara nga shitja e smartfonëve pa karikues thuhet në njoftimin e agjencisë.

Samsung u përball me pasoja të ngjashme në Brazil por vendosi të përfshijë karikues për konsumatorët në këtë vend që blinin një smartfon të ri.

Kur Apple prezantoi smartfonin në 2020-ën tha se do të hiqet karikuesit nga iPhone për të reduktuar emetimet e karbonit. Autoritetet Braziliane thanë se heqja e karikuesve madje nuk uli as çmimet e iPhone.

Apple reagoi duke thënë se ishte duke punuar me agjencinë për të adresuar shqetësime e saj. Lajmi vjen vetëm një ditë përpara se Apple të zbulojë modelet e reja iPhone 14. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: