Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Versioni i ardhshëm i Chrome do të zgjidh një problem të madh në Windows 10

Ekipi pranë Google ka gjetur një zgjidhje dhe do ta dërgojë në versionin e ardhshëm të shfletuesit.

Versioni i ardhshëm i Chrome do të zgjidh një problem të madh në Windows 10

Një përditësim i ri i Google Chrome pritet të adresojë probleme që shumica e përdoruesve aktualisht po përjetojnë me shfletuesin në Windows 10 dhe në veçanti me antivirusin.

Problemet vinë në momentin që Windows Security fillon të skanojë hapësirën lokale duke bllokuar aksesin e përdoruesve në disa skedarë dhe ngadalësuar Chrome në proces.

Konkretisht në rastin kur jeni duke krijuar një skedar të ri ose kryer një detyrë Chrome, Windows Security skanon memorien lokale për tu siguruar se nuk po shkarkoni maluerë. Si rezultat një bllokim i përkohshëm aplikohet mbi skedarin ndërsa Windows Security sigurohet se asgjë e keqe nuk po ndodh.

Është ky proces së shkakton ngadalësimin e Google Chrome. Ekipi pranë Google ka gjetur një zgjidhje dhe do ta dërgojë në versionin e ardhshëm të shfletuesit.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: