Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Versioni i ri i aplikacionit nxjerr në pah më të mira e Slack

Tipari më dallues i përditësimit është paneli i navigimit në fund ku mund të kërceni mes seksioneve të aplikacionit pa prekur asnjë ikonë e pa asnjë gjest.

Aplikacionet mobile të Slack janë përpjekur gjithnjë të kopjojnë nga eksperienca në desktop dhe ueb me një ekran të vetëm “shtëpie” dhe duke u mbështetur tek navigimi përmes gjesteve dhe menuve të rënda.

Por përditësimi i fundit që kompania ka nisur në kanalin eksperimental të Android vjen me një pamje më të thjeshtë më të organizuar me ndryshime madhore në pamje.

Tipari më dallues i përditësimit është paneli i navigimit në fund ku mund të kërceni mes seksioneve të aplikacionit pa prekur asnjë ikonë e pa asnjë gjest.

Aty mund të aksesoni kanalet, mesazhet dhe profilin tuaj.

Gjithashtu do të vëreni një buton të ri pluskues për të startuar një mesazh direkt. Pritet të jetë një përmirësim i madh krahasuar me versionin aktual të Slack në Android i cili ka për tendencë të fshehë opsionet më jetike në thellësi të aplikacionit. Për shembull për të aksesuar panelin e kanaleve duhet ose të prekni ikonën workspace në cepin e majtë lart ose të tërhiqni nga e majta. Por ky gjest funksionon vetëm nëse nuk përdorin sistemin e ri të gjesteve me tërheqje nga Android Q.

Funksionet si mesazhet e direkte ose hapësira juaj e punës fshihen nën menunë Home. E thënë thjeshtë aplikacioni i ri Slack duhet të jetë shumë më i shpejtë dhe lehtë për tu përdorur.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: