Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Versioni i ri i Opera fokusohet në produktivitet

Versioni i fundit përmban një funksion të ri quajtur Sync dhe që nuk ka nevojë as për e-mail as për fjalëkalim.

Shfletuesi Opera do të bëhet më i thjeshtë për tu sinkronizuar mes desktopit dhe pajisjeve Android. Versioni i fundit përmban një funksion të ri quajtur Sync dhe që nuk ka nevojë as për e-mail as për fjalëkalim.

Ju mjafton të navigoni në opera.com/connect në kompjuterin tuaj dhe të skanoni kodin QR duke përdorur lexuesin QR të Opera për Android. Sapo të ketë përfunduar, të gjitha uebsajtet e preferuara dhe të ruajtura, dhe historiku do të kalojnë në telefon menjëherë.

Opera tha se ky opsion eliminon një bezdi të madhe për përdoruesit të cilët përtojnë të shkruajnë vazhdimisht kredencialet. Por opsioni për të sinkronizuar përmbajtjet desktop me mobile përmes e-mail-it dhe fjalëkalimit ngelet.

Gjithashtu Opera solli edhe një opsion të ri quajtur Flow me të cilin mund të ndani lidhje, video YouTube, foto dhe shënime personale mes shfletuesve mobile dhe desktop. Mjafton të selektoni foton, tekstin dhe imazhe dhe përzgjedhur opsionin “Send to Flow” nga menuja e kontekstit. Ju gjithashtu mund të dërgoni uebsajtin që jeni duke parë aktualisht në mobile.

Së fundi, funksioni “Suggested Sites” identifikon uebsajtet më të vizituara dhe i shfaq në seksionin Speed Dial.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

BEST DEALS

Apple iPhone 11

20,900 L20,990 L