Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Watch Ultra është ora më e mirë e Apple por vjen me një kosto të lartë

Ekrani ka dy herë më shumë shkëlqim sesa modelet standarde deri në 2000 nits. Është më rezistente gjithashtu ndaj përplasjeve falë kasës prej titaniumi.

Përveç Apple Watch Series 8, Apple kishte një surprizë. Kompania kishte ndërtuar një version më të madh dhe më të qëndrueshëm të orës me jetëgjatësi më të lartë baterie krahasuar me modelet standarde.

I destinuar për ata përdorues të cilët përfshihen në aktivitete në kushte të vështira, Apple Watch Ultra është ora më Premium që ofron kompania.

Të gjitha këto opsione ekstra kanë një kosto të konsiderueshme. Diferenca më e dukshme me Series 8 është madhësia.

Watch Ultra është 49mm me ekran më të madh dhe nuk është ideale për njerëzit me kyçe të holla. Ekrani shtesë do të shpërbejë për të shfaqur më tepër informacione dhe Ultra do të ketë ndërfaqen e saj.

Ekrani ka dy herë më shumë shkëlqim sesa modelet standarde deri në 2000 nits. Është më rezistente gjithashtu ndaj përplasjeve falë kasës prej titaniumi.

Një sirenë prej 86 decibel mund të dëgjohet deri në 180 metra larg në raste emergjence. Gjithashtu ka rezistencë ndaj ujit deri në thellësinë 50m.

Watch Ultra ka një GPS që operon në dy frekuenca duke rritur ndjeshëm saktësinë e vendndodhjes. Me një karikim të vetëm reziston deri në 36 orë dhe falë modalitetit “Low Power” shkon deri në 60 orë.

Watch Ultra do të kushtojë 799 dollarë kur të mbërrijë më 23 Shtator. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: