Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

WhatsApp lançon sistemin e transfertave të parave

Shumica e bizneseve të vogla në Brazil përdorin WhatsApp si mjet marketimi apo për tu përgjigjur pyetjeve dhe dërguar katalogje.

WhatsApp ditën e Hënë nisi lançimin e një sistemi të ri pagesash në Brazil me të cilin përdoruesit mund ti dërgojnë para individëve dhe bizneseve brenda bisedave. Pagesat do të dërgohen sikur të ishin foto ose video.

Sistemi është testuar që prej 2018-ës në Indi. Lançimi në Brazili është hera e parë që shërbimi bëhet i disponueshëm për një vend të botës. Kompania ka 120 milionë përdorues individualë në Brazil dhe është tregu i dytë më i madh pas Indisë.

Shumica e bizneseve të vogla në Brazil përdorin WhatsApp si mjet marketimi apo për tu përgjigjur pyetjeve dhe dërguar katalogje.

Sistemi i pagesave do të bazohet në Facebook Pay dhe të jetë falas për përdoruesit individualë ndërsa me një tarifë për bizneset që marrin pagesa. Fillimisht vetëm disa banka në Brazil do të përfitojnë nga platforma e re e WhatsApp.

Krahas Brazilit më shumë vende të botës pritet të përfitojnë nga kjo platformë.

Copyright: © PCWorld Albania