Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

WhatsApp së shpejti vjen me funksionalitetin unik të sigurisë !

Facebook Messenger e ofron këtë funksion prej disa kohësh në bisedat sekrete të cilat janë të enkriptuara.

Aplikacioni WhatsApp është pranë aplikimit të disa ndryshimeve serioze të sigurisë në një kohë kur numëron 2 miliardë përdorues aktivë në mbarë botën dhe përballet me konkurrencën e platformave të tjera.

WhatsApp gjithnjë është pozicionuar si një lider në siguri dhe privatësi. Vitin e kaluar u spekulua se aplikacioni në pronësi të Facebook ishte duke testuar bisedat në grup që vetëshkatërrohen.

Facebook Messenger e ofron këtë funksion prej disa kohësh në bisedat sekrete të cilat janë të enkriptuara.

Tashmë WhatsApp është drejt materializimit të këtij funksionaliteti mbase pas dy versioneve të ardhshme beta.

Përdoruesit do të mund të vendosin vetëshkatërrimin e mesazheve pas 1 ore, 1 dite, 1 jave, 1 muaji dhe 1 viti.

Pas vendosjes së një afati, mesazhet do të kenë një ikonë në formë kronometri që u tregon se do të vetëshkatërrohet.

WhatsApp nuk është një aplikacion që konkurron drejtpërsëdrejti me WhatsApp por Signal është një konkurrent i denjë. Ky i fundit ka filluar të fitojë territor nga WhatsApp dhe është ndihmuar nga një investim nga ish bashkëthemeluesi i WhatsApp Brian Acton.

Signal shihet si një prej platformave më të sigurta të komunikimit në mos më e sigurta e ditëve të sotme për bizneset, qeveritë e grupe të tjera. Së fundi Bashkimi Evropian filloi përdorimin e tij në stafet diplomatike.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: