Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Wikipedia ridizajnohet për herë të parë në një dekadë

Përmbajtja e re e tabelave do të jetë shumë e dobishme dhe bën më të lehtë gjetjen e seksioneve të caktuara në një faqe pa pasur nevojë të shfletoni gjithë faqen.

Wikipedia ka qenë pjesë integrale e kulturës së uebit prej mëse 20 vitesh duke u dhënë mundësinë përdoruesve të shfletojnë miliona përmbajtjet e saj në tekst nga një kompjuter, tablet dhe telefon.

Tani pamja e Wikipedia në desktop po përgatitet për të marrë një rimodelim për herë të parë në një dekadë. Të gjitha opsionet e propozuara të dizajnit mund ti shfletoni në një postim të MediaWiki ku gjeni edhe disa GIF të animuara që tregojnë sesi mund të duken.

Përmbajtja e re e tabelave do të jetë shumë e dobishme dhe bën më të lehtë gjetjen e seksioneve të caktuara në një faqe pa pasur nevojë të shfletoni gjithë faqen.

Ndryshimi i parë që do të implementohet do të jetë një panel anësor që mbyllet në mënyrë të të shmanget shpërqendrimi ndërsa lexoni përmbajtjen. Sajti gjithashtu do të shtojë një buton “one-click” për të ndryshuar gjuhën e faqes që po lexoni.

Wikipedia ka planifikuar të përmirësojë edhe mjetin e kërkimit në sajt duke e bërë më të lehtë për të gjetur faqet e tjera ndërsa logoja do të jetë më e vogël.

Wikimedia Foundation, kompania që mirëmban këtë enciklopedi tha se ndryshime do të ndodhin përgjatë një periudhe kohore ndërsa përdoruesit do të testojnë funksionet e reja përpara se zyrtarisht të jenë të disponueshme.

Por ridizajnimi pamjes së plotë të desktop do të mbërrijë në fund të 2021. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: