Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Xiaomi zbulon flagshipin e vitit të ardhshëm

Si me çdo smartfon të ri flagship, Xiaomi gjithashtu ka përfshirë Wi-Fi 6 dhe 5G. Kompania konfirmoi se ky model nuk do të vijë me karikues në paketim.

Xiaomi zbulon flagshipin e vitit të ardhshëm

Xiaomi prezantoi sot flagshipin e ri për 2021: Mi 11. Varianti Kinez i smartfoni ka një dizajn të modifikuar dhe harduer të përditësuar të cilët i japin pamjen e një smartfoni Android të rangut të lartë.

Versioni Evropian dhe global i smartfonit pritet të ketë disa ndryshime por për momentin versioni Kinez është një paraqitje paraprake e flagshipit madhor të kompanisë.

Ndryshimet në dizajn mes M11 dhe M10 janë të vogla. Ekrani është më i madh prej 6.8-inç nga 6.67-inç që ishte në M10. Hapësira ekstra e ekranit është bërë në dëm të kornizës anësore të tij e cila tashmë është më e hollë se asnjë herë më parë.

Tipari kryesor i smartfonit është padyshim ekrani me rezolucion 3,200×1440 OLED dhe frekuencë rifreskimi prej 120Hz. Dy veçori të cilat janë bërë të domosdoshme për një smartfon të 2020. Mi 11 ka edhe një skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran.

Në pjesën e pasme të smartfonit janë edhe ndryshimet më të mëdha veçanërisht në dizajnin e kamerave të pasme me ca elementë marrë nga dizajni i Apple. Sistemi i kamerave përbëhet nga një 108-megapiksel, një 5-megapiksel telefoto dhe një 13-megapiksel me kënd super të gjerë. Bateria prej 4,600 mAh karikohet me teknologjinë 50W wireless.

Më tutje M11 ka procesorin Snapdragon 888 dhe 8 ose 12GB RAM. Memoria ofrohet në dy segmente 128 dhe 256GB.

Si me çdo smartfon të ri flagship, Xiaomi gjithashtu ka përfshirë Wi-Fi 6 dhe 5G. Kompania konfirmoi se ky model nuk do të vijë me karikues në paketim.

Versioni Kinez i Mi 11 del në shitje nga data 1 Janar ku modeli bazë me 8GB RAM dhe 128GB memorie listohet për 611 dollarë. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: