Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

ZTE Axon 20 do të jetë telefoni i parë me kamër nën ekran

Oppo ishte i pari që demonstroi një kamër selfie në ekran por që kishte probleme të shumta. Shpresojmë që ZTE ti ketë kapërcyer ato pengesa.

ZTE prezantoi smartfonin e parë për masat që do të ketë një kamër selfie nën ekrane ndërsa debutimi i tij pritet të bëhet më 1 Shtator.

Axon 20 5G do të ketë ekran 6.92-inç OLED por pa notch apo punch-hole ku zakonisht kamera frontale vendoset.

Deri më sot shumica e telefonëve me ekran të plotë kanë përdorur modele pop-up. ZTE thotë se të gjithë lojtarët kryesor të tregut kanë punuar në kamera të tilla por ZTE është i pari që lançon në treg.

Oppo ishte i pari që demonstroi një kamër selfie në ekran por që kishte probleme të shumta. Shpresojmë që ZTE ti ketë kapërcyer ato pengesa.

ZTE nuk dha detaje shtesë por smartfoni sipas raportimeve do të ketë kamër frontale 32-megapiksel, kamër të pasme 64 dhe 8-megapiksel. Ekran 6.92-inç OLED ka rezolucon 2,460×1080.

Në brendësi është një procesor me frekuencë 2.4Ghz, 12GB RAM dhe bateri prej 4,120 mAh. Axon 20 5G do të debutojë më 1 Shtator 2020.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: