Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Zuckerberg humbet 7.2 miliardë dollarë në një ditë

Pasuria e tij u tkurr me 7.21 miliardë dollarë ditën e Shtune ndërsa vlera e aksioneve të Facebook ra me 8% për shkak të bojkotit.

Një bojkot i rrjetit social nga reklamuesit kryesorë në platformë kanë bërë që të zhvlerësohen jo vetëm aksionet e kompanisë edhe pasuria e Zuckerberg të tkurret.

Pasuria e tij u tkurr me 7.21 miliardë dollarë ditën e Shtune ndërsa vlera e aksioneve të Facebook ra me 8% për shkak të bojkotit.

Coca-Cola ishte marka e fundit që ju bashkua bojkotit #StopHateforProfit. Korporata të mëdha si Unilever, Hershey Co, North Face, Verizon e shumë të tjerë ju bashkuan bojkotit gjatë javës.

Presioni me sa duket po funksionon dhe rrjeti social tha se kompania do të etiketojë ato lajme të publikuara nga politikanë dhe që janë të besueshme.

Reklamimi gjeneron 100% të të ardhurave të Facebook ku në tre muajt e parë të vitit plot 17.4 miliardë dollarë shitje u bënë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: