Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Zyrtarizohet Xbox Series X, kushton 499 dollarë

Por nëse kërkoni të luani lojëra 4K atëherë Xbox Series X është i domosdoshëm dhe ofron harduerin e mjaftueshëm me kosto 2 herë më vogël sesa një kompjuter gaming.

Microsoft konfirmoi daljen në shitje të Xbox Series X më 10 Nëntor për 499 dollarë. Porositë fillojnë më 22 Shtator.

Pavarësisht konsolës që zgjidhni të blini, kompania do të ofrojë EA Acess falas si pjesë e Game Pass duke u dhënë lojtarëve akses mbi 60 tituj si Mass Effect apo Battlefield.

Krahas Xbox Series X Microsoft zbuloi ditën e djeshme edhe modelin buxhetor Xbox Series S. Ky i fundit do të kushtojë 299 dollarë por ka mjaftueshëm fuqi për tiujt 1,440p deri në 120 frekuenca në sekondë.

Por nëse kërkoni të luani lojëra 4K atëherë Xbox Series X është i domosdoshëm dhe ofron harduerin e mjaftueshëm me kosto 2 herë më vogël sesa një kompjuter gaming.

Së fundi Microsoft foli edhe për titujt që do të vinë në Projektin xCloud, platforma ku lojtarët luajnë në cloud dhe që debuton më 15 Shtator. Platforma ka qenë në fazë testimi që prej 15 Shtatorit.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 23%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Airpods 2nd Generation

9,990 L
Kurseni: 3,000 L