Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

9 fakte të pabesueshme që nuk i keni ditur rreth Apple

9 fakte të pabesueshme që nuk i keni ditur rreth Apple

Apple është një prej markave më me vlerë në botë e një histori të gjatë faktesh të pabesueshme, disa prej të cilave shumë pak i dinë. A e dini se Apple ka më shumë para në kesh sesa qeveria Amerikane apo se një MacBook Pro mund të bllokojë një plumb?

Këto janë disa fakte interesante rreth Apple që mund t’ju habisin.

Apple ka më shumë kesh se qeveria Amerikane

Nuk është aspak sekret fakti se Apple është një prej korporatave më të mëdha në botë të teknologjisë. Por çudia në këtë mes është fakti se Apple ka më shumë para kesh sesa qeveria më e fortë e botës.

Sipas Forbes, në të kaluarën kishte periudha që Apple posedonte dyfishin e parave kesh të qeverisë Amerikane.

Kompjuteri i parë i Apple u shit për 666.66 dollarë

Kur Apple I debutoi në 1976 kishte çmimin djallëzor 666.66 dollarë. Ndërsa ky çmim aktivizoi menjëherë stuhinë e teorive konspirative, e vërteta është shumë më e thjeshtë. Bashkëthemeluesi i Apple Steve Wozniak e ka përsëritur disa herë se çmimi nuk ka lidhje me të keqen por thjeshtë ai pëlqen shifrat që përsëriten.

Logoja e parë e Apple kishte Isak Njutonin

Logoja e Apple sot është një prej brendeve më të njohura në botë. Por nuk filloi e gjitha kështu. Logoja origjinale e Apple u dizajnua nga bashkëthemeluesi ronald Wayne dhe kishte Isaj Njutonin që qëndronte nën hijen e një peme molle së bashku me një thënie të poetit Anglez william Wordsworth, “Njuton… një mendje e cila noton vetëm mbi detin e huaj të mendimit.”

Apple lançoi një linjë veshjesh në 1986

Kur njerëzit mendojnë për hitet më të mëdha të Apple, iPhone dhe iPad të kujtohen menjëherë. Por shumica e njerëzve nuk e dinë se Apple në 1986 për pak kohë hyri në botën e modës duke prezantuar linjën e veshjeve “The Apple Collection.”

Linja përmbante veshje të branduara, aksesorë dhe sende të jetës së përditshme shoqëruar nga ngjyra të forta.

Në reklamat e Apple ora është gjithnjë 9:41

Ata që i kushtojnë vëmendje të lartë reklamave të Apple mund të kenë vënë re se ora në pajiset Apple është 9:41. Ky nuk është detaj i parëndësishëm.

Në reklamat e hershme të Apple ora ishte 9:42, pikërisht momenti kur Steve Jobs prezantoi iPhone në 2007. Kur iPad i parë debutoi në 2010-ën ora ndryshoi në 9:41.

Por pse 9.41? Është shumë e thjeshtë sipas zëvendës presidentit të iOS Scott Forstall. Ai tha se shumica e produkteve të reja të Apple prezantohen në 40 minutat e para të konferencave.

Samsung prodhon ekranet retina të iPad

Ekrani Retina i Apple që e ka bërë iPad një zgjedhje aq popullore është prodhuar nga askush tjetër vetëm se rivali numër një botën e smartfonëve dhe tabletëve Samsung.

Çdo gjë duket komike nëse kujtojmë se Apple fitoi një betejë gjyqësore patentash me Smasung në 2018-ën për kopjimin e iPhone.

Vetëm 4 vende të botës kanë GDP më të lartë sesa vlera e tregut e Apple

Në 2022 Apple u bë kompania e parë që arriti vlerën 3 trilionë dollarë pasi më herët kishte thyer rekordet 1 dhe 2 trilionë dollarë. Vetëm SHBA-ja, Kina, Japonia dhe Gjermania kanë GDP më të lartë.

Nëse Apple do të ishte një vend, do të kishte qenë më i pasur sesa pjesa dërrmuese e vendeve të botës përfshirë vende të pasura si Britani dhe Franca apo me popullsi të lartë si India.

iPod për pak nuk ekzistoi fare

Një prej produkteve më popullore të Apple që revolucionarizoi mënyrën sesi njerëzit dëgjojnë muzikë në pajisjet personale siç është iPod mund të mos kishte ekzistuar fare.

Shpikësi i iPod Tony Fadell kishte idenë e rikrijimit të një pajisje muzikore portative. Idenë e dërgoi tek RealNetworks dhe Philips por që u refuzua. Në të kundërt Apple shikoi potencial në idenë e tij duke e punësuar në 2001 dhe drejtuar një ekip prej 30 vetash për dizajnimin e iPod.

Një MacBook Pro mund të ndalojë një plumb

Përveçse është një laptop i arrirë në shumë drejtime, MacBook Pro gjithashtu mund të përdoret si antiplumb. Youtuberi 22plinkster kishte në mendje një pyetje: “A mundet një MacBook Pro tu shpëtojë jetën” dhe përgjigja ishte po.

Herën tjetër nëse gjendeni në një situatë të rrezikshme, një MacBook Pro do të ishte mbrojtja më e mirë.


Copyright: © PCWorld Albania