Monedhë

Kategoritë

3 muaj më parë

Nvidia kalon Microsoft dhe bëhet kompania më me vlerë në botë

Aksionet u rritën në 136 dollarë ndërsa vlera e Nvidia kapërceu atë të Microsoft. Në fillim të këtij muajit Nvidia kaloi edhe Apple.

Nvidia kalon Microsoft dhe bëhet kompania më me vlerë në botë

Nvidia u bë kompania më me vlerë në botë pasi vlera e aksioneve të saj arriti një rekord të ri ditën e Marte.

Aksionet u rritën në 136 dollarë ndërsa vlera e Nvidia kapërceu atë të Microsoft. Në fillim të këtij muajit Nvidia kaloi edhe Apple.

Gjiganti Amerikan prodhon çipe kompjuterike të nevojshme për inteligjencën artificiale dhe kërkesa për produktet e saj ka rritur shitjet e fitimet në vitet e fundit.

Shumë investitorë besojnë se fitimet e kompanisë mund të rriten më tepër, arsyeja pse çmimi i aksioneve është rritur duke prekur rekord pas rekordi.

Të Marten Nvidia vlerësohej me 3.34 trilionë dollarë ndërsa vlera e aksioneve është dyfishuar që prej fillimit të vitit.

8 vite më parë aksionet e Nvidia kishin vetëm 1 përqind të vlerës që kanë sot. Konkurrenca mes zhvilluesve të AI është egërsuar. Microsoft, Google, Meta dhe Apple janë disa prej emrave të mëdhenj të cilët po konkurrojnë për të krijuar produktet më të mira AI.

Nga kjo konkurrencë ka përfituar Nvidia, kompani e cila dominon tregun e çipeve AI. Investitorët besojnë se vlera do të rritet më tutje. Shitjet dhe fitimet e Nvidia kanë tejkaluar pritshmëritë e analistëve vitet e fundit.

Copyright: © PCWorld Albania