Monedhë

Kategoritë

4 javë më parë

Edhe Bashkimi Europian vë nën hetim Telegramin

Në fillim të vitit Telegram tha se kishte 41 milionë përdorues në BE. Ndërsa këtë muaj duhej të raportonte shifrën e përditësuar, kompania tha se ka diçka më pak se 45 milionë përdorues aktivë në muaj mesatarisht në Europë.

Edhe Bashkimi Europian vë nën hetim Telegramin

Jo vetëm që po përballet me akuza kriminale në Francë, por CEO i Telegram Pavel Durov janë vënë nën presion nga Bashkimi Europian.

Zyrtarët e BE-së janë duke hetuar nëse platforma ka gënjyer për numrin e përdoruesve për të shmangur nënshtrimin ndaj rregullores së re dixhitale DSA.

Qendra e Përbashkët Kërkimore – një departament i Komisionit Europian – është duke bërë një hetim teknik në përpjekje për të përcaktuar numrin e vërtetë të përdoruesve të Telegram në Europë.

Në fillim të vitit Telegram tha se kishte 41 milionë përdorues në BE. Ndërsa këtë muaj duhej të raportonte shifrën e përditësuar, kompania tha se ka diçka më pak se 45 milionë përdorues aktivë në muaj mesatarisht në Europë.

Sipas Financial Times, zyrtarët e BE-së janë duke diskutuar me Telegram në lidhje me këtë çështje. Ata pretendojnë se dështimi i Telegram për të raportuar numrin e vërtetë të përdoruesve është në vetvete një shkelje e DSA-së ndërsa vetë besojnë se hetimi do të tregojë një shifër më të lartë.

Sipas DSA-së platformat me më shumë se 45 milionë përdorues përcaktohen si platforma shumë të mëdha dhe duhet tu nënshtrohen disa rregullave strikte të cilat nëse shkelen mund të përfundojnë në gjoba deri në 6 përqind të të ardhurave vjetore të kompanive në fjalë.

Copyright: © PCWorld Albania