Nisma vjen në këto momente të vështira që po kalojnë organizata, startupe e biznese për shkak të pandemisë së COVID-19.
Bashkimi Evropian lançoi një nismë për tu ardhur në mbështetje startupeve në Shqipëri përmes iniciativës EU for Innovation.
Nisma vjen në këto momente të vështira që po kalojnë organizata, startupe e biznese për shkak të pandemisë së COVID-19.
Për lehtësuar impaktin e izolimit për shkak të pandemisë, EU for Innovation do të organizojë konsultime përmes platformës të video-konferencave Zoom me startupet dhe ISO të cilët do të mund të flasin rreth sfidave që janë përballur dhe zhvillimeve të fundit në lidhje me COVID-19 me mbështetjen e ekspertit ndërkombëtar Jules Banning. Këto konsultime do të synojnë të gjejnë një zgjidhje për startupet.
Të gjitha takimet virtual do të bëhen përmes platformës Zoom dhe të gjithë palët e interesuara mund të caktojnë një orar për takimin përmes uebsajtit të EU for Innovation: http://euforinnovation.al/
Takimet do të realizohen çdo të Hënë, të Mërkure dhe të Premte me katër startupe për rreth 1 orë. Eksperti do të përpiqet të adresojë problemet dhe shqetësimet e startupeve me shpresën për ti ndihmuar ata të gjejnë zgjidhje.
Startupeve dhe ISO-ve pjesëmarrës do tu kërkohet të plotësojnë edhe një anketë online për të kuptuar më mirë nevojat e tyre dhe realizuar workshopet e nevojshme.
Programi i konsultimit 1-në-1 ka për qëllim të:
Startupet dhe ISO që duan të bëhen pjesë e kësaj nisme mund të rezervojnë takimin e tyre duke filluar nga dita e Hënë e javës së ardhshme datë 30 Mars 2020 në faqen zyrtare të EU for Innovation në këtë lidhje: http://euforinnovation.al/crisis-intervention-for-start-ups-in-albania/. Konsultimet do të bëhen nga ora 10-12pm.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë