Vendi i dytë zihet nga bashkëthemeluesi i Microsoft Bill Gates me pasuri prej 98 miliardë dollarësh, një rritje me 1.5 miliardë dollarë.
As një divorc prej 40 miliardë dollarësh nuk e gjunjëzon dot Jeff Bezos, themeluesin dhe CEO e Amazon nga të qenurit njeriu më i pasur në botë.
Për vitin e tretë me radhë ai kryesoi listën e miliarderëve të Forbes. Pasuria e tij ra me 18 miliardë dollarë vitin e kaluar në 113 miliardë dollarë pjesërisht nga divorci i tij me MacKenzie Bezos. Por vitin e kaluar aksionet e Amazon u rritën me 15% për të kompensuar këto humbje.
Për shkak të pandemisë së koronavirusit 226 njerëz humbën statusin e tyre si miliarderë dhe këtë vit muaji Mars ka 58 miliarderë më pak. Në total Forbes numëroi 2095 miliardë dollarë në edicionin e 34 listës publikuar ditën e Marte.
“Nga miliarderët e ngelur në këtë listë, 51% janë më të varfër sesa vitin e kaluar. Në tërësi të gjithë miliarderët së bashku të listës së Forbes kanë 8 trilionë dollarë pasuri,” tha Forbes.
Vendi i dytë zihet nga bashkëthemeluesi i Microsoft Bill Gates me pasuri prej 98 miliardë dollarësh, një rritje me 1.5 miliardë dollarë. Bernard Arnault, CEO i LVMH parakaloi Warren Buffet me pasuri prej 76 miliardë dollarësh për vendin e tretë. Buffet u spostua në vendin e katërt me 67.5 miliardë dollarë.
Gruaja më e pasur në botë mbetet Alice Walton e Walmart me pasuri prej 54.4 miliardë dollarësh.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë