Monedhë

Kategoritë

5 vjet më parë

Ja sesi të aktivizoni “Dark Mode” për Facebook në Desktop

Nëse dëshironi të riktheheni në pamjen e mëparshme atëherë ndiqni të njëjtat udhëzime.

Hapësira e bardhë e pamjes së Facebook mund tu lodhë shikimin tuaj pas disa orësh shfletim. Por ju mund të aktivizoni “Dark Mode” për tu dhënë mundësi syve të pushojnë.

Shkoni në uebsajtin e Facebook në çdo shfletues desktop. Nëse nuk e keni të aktivizuar pamjen e re të Facebook në Desktop mund ta bëni me një buton të thjeshtë nga Settings.

Sapo ta keni aktivizuar, klikoni në shigjetën me kokë poshtë në cepin e djathtë lart për të hapur menunë e llogarisë. Për të aktivizuar Dark Mode shtypni butonin ngjitur me opsionin.

Nëse dëshironi të riktheheni në pamjen e mëparshme atëherë ndiqni të njëjtat udhëzime.

Është një opsion mjaft jetik sidomos në rastet kur kaloni nga ambiente me dritë në ambiente të errëta.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: